Posts

Showing posts from April, 2010

Mirdita- vendi që i dha kombit njerëz gjenialë

Më 24-25 korrik, në Rrëshen, u mbajt sesioni shkencor "Mirdita dhe shqiptarët gjatë shekullit XX" "Duhet të zhduket koncepti i shpehur i atyre që me keqdashje thonë se shqiptarët duan Shqipëri të madhe. Nuk ka gjë më të rrejshme se ky përkufizim...shqiptarët kurrë nuk e kanë dëshiruar një Shqipëri të madhe, por kurdoherë e në të gjitha rrethanat edhe me pushkë në dorë kanë luftuar për Shqipërinë etnike, e cila është kërkesë e ligjshme e këtij populli", tha në fjalën e hapjes studiuesi i njohur shkodran, Willy Kamsi Shkruan: Enver Sulaj Në Rrëshen, në qendrën administrative të Mirditës, më 24 e 25 korrik është mbajtur sesioni dyditor shkencor "Mirdita dhe shqiptarët gjatë shekullit XX". Është kjo një përpjekje dhe kontribut i çmuar i historianëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diapsora, të cilët nën organizmin e Këshillit për Ndriçimn e Historisë sonë Kombëtare, po bëjnë përpjekje, që përmes argumenteve më të reja shkencore dhe qasje...

Dimensioni shkatërrues i një ideologjie dhe një sistemi ndaj trurit të kombit

(Lidhur me librin “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike IV”, botoi Shtëpia Botuese “Lumbardhi”, Prizren 2006) Shkruan: Enver Sulaj Po të vendosej në këmbë të shëndosha dhe po të udhëhiqej nga një mendje racionale, asnjë ideologji nuk do të merrte epitetin kundërkombëtare e antihistorike, ashtu siç është cilësuar ideologjia komuniste. Bazuar në atë që ndodhi me ne shqiptarët në 50 vjetët e fundit të shekullit të kaluar, përmasat shkatërruese të kësaj ideologjie, fatkeqësisht, akoma janë të prekshme. Studiuesit e sesionit të katërt në Klinë, punimet e të cilëve janë përmbledhur të plota në vëllimin e katërt të librit “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, hedhin dritë mbi shumë ngjarje dhe personalitete të cilët në gjallje e ndjenë katrahurën komuniste. Pas vdekjes, mbi ta u hodh baltë dhe u mbuluan me tisin e harresës ideologjike, duke i shkaktuar dëme kulturës sonë, traditës letrare, ideologjike, artit etj. , Dëmet po i ndjejmë çdo ditë, edhe sot, qoftë...

Tronditja shpirtërore si vokacion krijues

Image
(Xhevdet KRASNIQI: “Shtegtim shpirtëror”, botoi KL “Fan S. Noli”, Prizren 2008) Shkruan: Enver SULAJ Libri “Shtegtim shpirtëror” i poetit të ndjerë Xhevdet Krasniqi (1970-2008), që sheh dritën e botimit post mortum, ngërthen më vete dy paradokse, që në letërsinë tonë jo që nuk janë të njohura, por u takojnë realiteteve të tjera kohore, që shënojnë përpjekjet e krijuesve për të mbijetuar në gjirin e tiranisë e të diktaturës dhe përthyerjeve të përgjakshme, të diktuara tragjikisht edhe nga premisa ideologjike. Paradoksi i parë ka të bëjë me distancën e gjatë në mes kohës së shkrimit dhe kohës së botimit. Krijimet e këtij autori, 23 poezi, shkrimi autobiografik “Jeta ime”, portreti për mësuesin dëshmor Nasimi Elshani dhe drama e papërfunduar “Qëndresa”, botohen pas plot 16 vjetësh nga momenti kur ai e shkroi poezinë e parë. Ne që jetuam në një kohë me Xhevdetin, e kishim bashkëmoshatar dhe bashkëvuajtës, mund t’i kuptojmë plotësisht të dy këto paradokse, sepse ai nuk mund të bënte një je...

Nderim për mjeshtrin e madh të fotografisë, Angjelin Nënshati

Shkruan: Enver Sulaj I fundit fotograf i gjeneratës së të mëdhenjve shkodranë- Angjelin Nënshati, iku nga kjo botë në orët e para të së premtes, më 18 prill 2008, në moshën 79 vjeçare. Ai bëri emër krahas bashkëvendësve të tij, si Marubi, Pici, Jakova e Raboshta. E vazhdoi punën e nisur prej tyre, duke regjistruar në shiritin e celuloidit momentet më të rëndësishme të historisë sonë, por edhe fytyra të shumta personalitetesh historike, duke u dhuruar përjetësinë artistike. Ai u bë njëkohësisht kronist besnik i ndryshimeve dhe transformimeve të thella shoqërore në jetën shqiptare, sidomos në vitet ’90, pas rënies së komunizmit dhe fillimit të demokracisë. Në fondin e tij personal numërohen rreth 500 000 foto, prej të cilave gjysma ndodhen në fototekën "Marubi" dhe gjysma tjetër në fototekën e tij familjare, që e krijoi në vitin 1990. Për misionin e tij fisnik, Shkodra, vendlindja e tij, i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Angjelin Nënshati u lind në Shkodër më 12 d...