Enver Sulaj
KUR U NGRI FJALA
Ti nuk erdhe atë ditë të ftohtë dhjetori
Kur m'u ngrinë fjalët e harresa më mori.
Ti nuk erdhe atë ditë kur qielli më ra në kokë
Po të çmendesha do të ishte më mirë
Një ëndërrimtar do të ishte më pak në këtë botë.
Ti heshte si për vdekje
Kur të thashë të dua më shumë se veten
Në pasqyrë shikove hijen tënde
E u zhduke bashkë me të vërtetën.
Diku në këtë qytet të madh ruhen kujtimet e strukura nga mërzia
Asnjë stinë s'e fshin çastin
Kur lindët ti dhe dashuria.
Shkurt, 2024
No comments:
Post a Comment