Enver Sulaj u lind më 4 maj 1970 në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa studimet universitare në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Në këtë universitet i ka përfunduar edhe studimet master për letërsi.
Me krijimtari letrare merret që nga shkolla e mesme, ndërsa
poezitë e tij i ka botuar në gazeta dhe revista të ndrshme. Deri më tani ka
botuar librat:
-“Nyjë në ujë” (poezi), NB “Rilindja”, Prishtinë, 1997;
-“Zjarrmia e stinës” (poezi), SHB “Lumbardhi”, Prizren, 2016;
-“Diell mbi floknajë” (poezi), “ProkultPress, Prishtinë,
2020.
Përveç krijimatrisë letare, E. Sulaj merret edhe me gazetari
e publicistikë. Ka punuar në medie të ndryshme, të shkruar dhe elektronike, ku
ka shpalosur punën e tij, ndërkohë ka realizuar edhe disa dokumentarë televizivë
që janë vlerësuar nga publiku.
Krahas krijimtarisë letrare dhe gazetarisë, që nga viti 1994 Enver
Sulaj është angazhuar në procesin edukativo- arsimor. Ka punuar si mësimdhënës
i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren
(1994-2001), në shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren
(2001-2008). Prej vitit 2008 është angazhuar në “Loyola-Gymnasium”, në Prizren,
ku ligjëron lëndët gjuhë shqipe e letërsi dhe gjuhë latine, ndërsa që nga korriku
i vitit 2021 Enver Sulaj është zgjedhur drejtor i “Loyola-Gymnasium” në Prizren.
No comments:
Post a Comment