POEZI PËR BABIN TË VRARË NË LUFTË

 E shkruar në qershor 1999, po e sjell sot para jush të paredaktuar këtë poezi, në shenjë përuljeje për të rënët e dhembjen që kanë lënë pas...

---------------------------------------

Enver SULAJ


POEZI PËR BABIN TË VRARË NË LUFTË


Babin tim s’di a e njihni,

Ndoshta diku do ta keni parë,

Më kanë thënë është vrarë në luftë,

Por unë them ai është i gjallë.


Anipse mbrëmjeve nuk vjen në shtëpi,

Anipse mëngjeseve nuk m’i ledhaton flokët,

E di, babi im është gjallë,

Sikur baballarët që i kanë shokët…


E mbaj mend si sot,

Ishte ditë marsi,

Kur babi im doli nga shtëpia,

Më puthi në dy faqe e më tha:

- Do të kthehem bir, 

kur të vijë liria.


Dhe shkoi babi im atë ditë,

Hijerëndë e gëzimplot,

Por diçka më djeg në shpirt,

Pasi babin s’e shoh dot…


Më thonë se babi im ishte trim,

-i pavdekshëm, legjendar…

Le të thonë çfarë të duan,

Por ta dinë:

Babi im është i gjallë.


E pres të vijë në mëngjes,

Të m’i ledhatojë flokët,

…gëzon tërë shtëpia,

E di: babi im është i gjallë,

Pasi sot erdhi Liria…


II


Një ditë kur isha plot gëzim,

Erdhën në shtëpi shkokë të babit tim,

Më përqafuan të gjithë me radhë,

Më shtrënguan gjatë,

Dhe në fund më dhanë,

Një të shtrenjtë dhuratë:

- Është një shenjë që i thonë emblemë,

Luftëtarët si babi në kapelë e vënë,

Një shqiponjë e zezë, në një fushë të kuqe,

Praruar në ar e duket si nuse,

Sipër një mbishkrim, sikur përkrenare:

E Kosovës Nënë - Ushtri Çlirimtare…


E mbaj në gji emblemën,

Ashtu si mami më mban mua,

Dhe pres të vijë një ditë,

Të kthehet babi te shtëpia…

Do të kthehet në shtëpi patjetër,

Pasi sot erdhi Liria…


Qershor, 1999

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se e kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosje Martese/Marrëdhënieje
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    📞 Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Enver Sulaj-biografia

Poezi

VËSHTRIM MBI LIBRIN POETIK "DIELL MBI FLOKNAJË" TË AUTORIT ENVER SULAJ