E shkruar në qershor 1999, po e sjell sot para jush të paredaktuar këtë poezi, në shenjë përuljeje për të rënët e dhembjen që kanë lënë pas... --------------------------------------- Enver SULAJ POEZI PËR BABIN TË VRARË NË LUFTË Babin tim s’di a e njihni, Ndoshta diku do ta keni parë, Më kanë thënë është vrarë në luftë, Por unë them ai është i gjallë. Anipse mbrëmjeve nuk vjen në shtëpi, Anipse mëngjeseve nuk m’i ledhaton flokët, E di, babi im është gjallë, Sikur baballarët që i kanë shokët… E mbaj mend si sot, Ishte ditë marsi, Kur babi im doli nga shtëpia, Më puthi në dy faqe e më tha: - Do të kthehem bir, kur të vijë liria. Dhe shkoi babi im atë ditë, Hijerëndë e gëzimplot, Por diçka më djeg në shpirt, Pasi babin s’e shoh dot… Më thonë se babi im ishte trim, -i pavdekshëm, legjendar… Le të thonë çfarë të duan, Por ta dinë: Babi im është i gjallë. E pres të vijë në mëngjes, Të m’i ledhatojë flokët, …gëzon tërë shtëpia, E di: babi im është i gjallë, Pasi sot erdhi Liria… II...