January 4, 2018



Enver SULAJ

PAGËZIMI

Po t'm'pyesnin për emrin
Do të mbetesha lumë
duke ndjekur guralecët pafund.

Do të bëhesha mal
me lisa që fshehin zanat lakuriqe
tek i japin gji Mujit tekanjoz.

Do të bëhesha dritë
që lind njëherë në jetë
Për të vëzhguar princeshën
që m'i numëron thinjat në kokë
E s'me le të iki
aq lehtë nga kjo botë
pa ia puthë syrin
që më mbushë lot...

Po t'm'pyesnin për emrin
Do të mbetesha rrugëve
Pa mundur të numëroj
të gjitha shenjat
që më shpien drejt diturisë.

...Do ta prekja qiellin me dorë
e ta ulja në tokë
Do të mblidhja lule
për të bërë një kurorë
Do t'i hidhja përpjetë deri te retë...
Kur më pagëzuan nuk më pyetën
Vendosi koha vetë...

Dhjetor, 2017

No comments:

Post a Comment

Poezi

 Enver Sulaj PETALE TRËNDAFILI   Ujë po pija te mrizi i zanave Kur trëndafili më mbeti në buzë. U dridha si purtekë  Në valët që rriteshin n...