Posts

Showing posts from February, 2024

POEZI PËR BABIN TË VRARË NË LUFTË

 E shkruar në qershor 1999, po e sjell sot para jush të paredaktuar këtë poezi, në shenjë përuljeje për të rënët e dhembjen që kanë lënë pas... --------------------------------------- Enver SULAJ POEZI PËR BABIN TË VRARË NË LUFTË Babin tim s’di a e njihni, Ndoshta diku do ta keni parë, Më kanë thënë është vrarë në luftë, Por unë them ai është i gjallë. Anipse mbrëmjeve nuk vjen në shtëpi, Anipse mëngjeseve nuk m’i ledhaton flokët, E di, babi im është gjallë, Sikur baballarët që i kanë shokët… E mbaj mend si sot, Ishte ditë marsi, Kur babi im doli nga shtëpia, Më puthi në dy faqe e më tha: - Do të kthehem bir,  kur të vijë liria. Dhe shkoi babi im atë ditë, Hijerëndë e gëzimplot, Por diçka më djeg në shpirt, Pasi babin s’e shoh dot… Më thonë se babi im ishte trim, -i pavdekshëm, legjendar… Le të thonë çfarë të duan, Por ta dinë: Babi im është i gjallë. E pres të vijë në mëngjes, Të m’i ledhatojë flokët, …gëzon tërë shtëpia, E di: babi im është i gjallë, Pasi sot erdhi Liria… II...

POEZI

 Enver Sulaj KUR U NGRI FJALA Ti nuk erdhe atë ditë të ftohtë dhjetori Kur m'u ngrinë fjalët e harresa më mori. Ti nuk erdhe atë ditë kur qielli më ra në kokë Po të çmendesha do të ishte më mirë Një ëndërrimtar do të ishte më pak në këtë botë. Ti heshte si për vdekje  Kur të thashë të dua më shumë se veten Në pasqyrë shikove hijen tënde E u zhduke bashkë me të vërtetën. Diku në këtë qytet të madh ruhen kujtimet e strukura nga mërzia Asnjë stinë s'e fshin çastin Kur lindët ti dhe dashuria. Shkurt, 2024