Enver Sulaj-biografia
Enver Sulaj lindi më 4 maj 1970 në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa studimet universitare në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Në këtë universitet i ka përfunduar edhe studimet master për letërsi. Me krijimtari letrare merret që nga shkolla e mesme, ndërsa poezitë e tij i ka botuar në gazeta dhe revista të ndrshme. Deri më tani ka botuar librat: -“Nyjë në ujë” (poezi), NB “Rilindja”, Prishtinë, 1997; -“Zjarrmia e stinës” (poezi), SHB “Lumbardhi”, Prizren, 2016; -“Diell mbi floknajë” (poezi), “ProkultPress, Prishtinë, 2020. Përveç krijimatrisë letare, E. Sulaj merret edhe me gazetari e publicistikë. Ka punuar në medie të ndryshme, të shkruar dhe elektronike, ku ka shpalosur punën e tij, ndërkohë ka realizuar edhe disa dokumentarë televizivë që janë vlerësuar nga publiku. Krahas krijimtarisë letrare dhe gazetarisë, që nga viti 1994 Enver Sulaj është angazhuar në proces...