Enver SULAJ PAGËZIMI Po t'm'pyesnin për emrin Do të mbetesha lumë duke ndjekur guralecët pafund. Do të bëhesha mal me lisa që fshehin zanat lakuriqe tek i japin gji Mujit tekanjoz. Do të bëhesha dritë që lind njëherë në jetë Për të vëzhguar princeshën që m'i numëron thinjat në kokë E s'me le të iki aq lehtë nga kjo botë pa ia puthë syrin që më mbushë lot... Po t'm'pyesnin për emrin Do të mbetesha rrugëve Pa mundur të numëroj të gjitha shenjat që më shpien drejt diturisë. ...Do ta prekja qiellin me dorë e ta ulja në tokë Do të mblidhja lule për të bërë një kurorë Do t'i hidhja përpjetë deri te retë... Kur më pagëzuan nuk më pyetën Vendosi koha vetë... Dhjetor, 2017