Posts

Showing posts from November, 2010

Poezi

Enver Sulaj     POEZI    NË KËRKIM TË METAFORËS Duke të kërkuar Ty e gjeta vetminë Duke kërkuar një metaforë e gjeta vargun: jeta është bari që e kosit vdekja. Duke kërkuar një copë mal për të strehuar nostalgjinë e gjeta syrin që s’ngopet me barin e gjeta malin e gjeta mallin dhe një kosë që i rri përmbi pikëllimit. Korrik 2010 NJË PIKË LOTI NË PETALET E VJESHTËS Kam nevojë për një buzëqeshje sot Jo asi që ngrijnë në buzë e tradhtojnë shpirtin e mbeten prapa në hijen e dyshimit Por buzëqeshje të ngrohta shpirti Që e largojnë mërzinë, e dëbojnë pikëllimin. Në net të gjata e të zymta si harrimi Në ditë të shkurtra si agmia e jetës Mungon diçka në këtë stinë -një ngjyrë, një pikë loti në petalet e vjeshtës Si një rreze drite që davarit natën pa hënë Si një fije drithëruese që kapërthen horizonte pritjeje Ashtu është ky mëngjes i vranët vjeshte dhe më besoni miq i mungon një e sinqertë buzëqeshje. TI...
Enver Sulaj MULLA MALIQ BALI GASHI (1909 - 1995) - SHEMBULL I SAKRIFICËS SUBLIME PËR SHQIPËRINË ETNIKE Në përpjekjet për të rishkruar drejt dhe pa paragjykime faqe të historisë sonë kombëtare, sidomos të gjysmës së dytë të shekullit te kaluar, që lidhet me periudhën pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe mbetjen e tokave shqiptare nën „kampin e kuq“, histori kjo e ideologjizuar dhe e shkruar nga historiografia komuniste me një frymë, lirisht mund të thuhet edhe antishqiptare e pseudoshkencore gjithsesi dhe për të hedhur dritë kështu mbi realitetin, apo thënë më saktë, vendosjen në vend të një të vërtete historike dhe rivlerësimin e figurave te shumta të kombit tonë, të flijuar për çështjen e shenjtë të ndriçimit dhe përparimit kombëtar, gjithsesi duhet të përmendet edhe emri i Maliq Bali Gashit nga fshati Luzhnicë i komunës së Therandës (ish Suharekë), i njohur në popull si Mulla Mala. Aktiviteti i tij atdhetar nisi që herët, por u zhvilllua në sfondin e zhvillimeve të pas pë...