Posts

Showing posts from March, 2016

Në Kolegjin Sankt Blasien- aty ku gërshetohen dija, tradita dhe kultura e punës

Image
Shkruan: Enver SULAJ Një orë e gjysmë rrugë me veturë nga aeroporti i Baselit, ndodhet qyteti i vogël St. Blasien (Sankt Blasien), në distriktin Waldshut, në landin e Baden-Vyrtembergut në Gjermani. I rrethuar nga kurora e malit Shwarcvald, në një lartësi mbidetare mbi 800 m, njeriu e ndjen bukurinë dhe qetësinë, që të imponon natyra e mrekullueshme. Në këtë qytet ndodhet Kolegji i njohur St. Blasien, historiku i të cilit nis në vitin 1596, kur shkolla filloi punën në Freiburg (Zvicër), u zhvendos në Feldkirch të Austrisë, në vitin 1856 dhe së fundi, në St. Blasien, në vitin 1934. Pas Luftës së Dytë Botërore, shkolla u rihap në vitin 1946, ndërsa sot nami i saj shtrihet në mbarë Evropën. Studentë nga më shumë se 20 vende vijnë në këtë kolegj, kryesisht për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe gjuhën kineze dhe gjuhët klasike-latinisht e greqisht. Kolegji Sankt Blasien ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me “Loyola- Gymnasium”, në Prizren, të cilin e ndihmon në fushën e ...